TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv me Ergys Mërtiri për pavarësinë e SPAK në cështjet që ka hetuar deri më sot. Ndërsa Mërtiri u shpreh se SPAK ka bërë shumë hetime dhe ka çuar në burg shumë zyrtarë, Bushati i kujtoi se as nuk u ka shkuar ndërmend të pyesin Ramën për inceneratorët.
Pjesë nga debati
Ergys Mërtiri: Do të ishte çmenduri të mendosh që të gjithë këto që ka kapur SPAK, gjithë çështjet për të cilat Rama u ka dalë në mbrojtje, SPAK i ka vërtetuar.
Andi Bushati: Kë ka vërtetuar?
Ergys Mërtiri: SPAK ka futur njerëz në burg.
Andi Bushati: Deri tani SPAK ka vërtetuar me inceneratorin se Ramës i kanë ngrënë dardha dhe kumbulla shokët. Këtë e thotë Rama vetë.
Ergys Mërtiri: Para kësaj Rama thoshte se kjo është qesharake, opozitë idiote.
Andi Bushati: Ato thotë prapë ai. Thotë është vepër e mirë, po dikush ka ngrënë...
Klodian Tomorri: Ka një problem, si do ta justifikonin këta faktin se s'kishte incenerator?
Ergys Mërtiri: E ke parasysh kur doli Rama te Fevziu dhe thoshte çfarë janë këto se janë qesharake? U paska thënë Rama që hetoni incenratorin, edhe sterilizimin, edhe Çyrbjen?
Andi Bushati: Po mo Rama. A tha për Arben Ahmetajn, po të isha unë prokuror ia bëja më keq?
Ergys Mërtiri: Po çfarë do të thotë Rama kur kapen me presh në duar?
Andi Bushati: Unë dhe ti nuk kemi ndonjë dijeni të madhe si juristë, por aq injorantë sa jemi një gjë na shkon në mendje, Rama mund të jetë më i pastri i botës, por ta pyesnin për inceneratorët, si u bë kjo vepër. I dridhen leqet, i dridhen leqet. Se i ka përgjimet, se dalin edhe prokurorët në SKY.
Ergys Mërtiri: Nuk e di këtë.
Andi Bushati: Epo duhet ta dish kur bën analizën. Janë bërë publike. Vetëm nuk i lë Dumani të botohen.