AKTUALITET, 12 Janar 2026, 14:19

U dhunua në mes të lokalit, Nikolin Marku: Vëllai i ish-deputetit të PS më kërcënoi në spital. Ja çfarë thotë policia

U dhunua në mes të lokalit, Nikolin Marku: Vëllai i ish-deputetit

Nikolin Marku, i cili mbeti i dhunuar sot në Lezhë akuzon për dhunën vëllanë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Lezhë, ku raportohet se kanë hyrë 5 persona të maskuar.

Sipas Markut, mes 5 persona të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë. Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.