AKTUALITET, 9 Prill 2024, 10:58

U bojkotua nga socialistët, dështon mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë

U bojkotua nga socialistët, dështon mbledhja e Komisionit hetimor

Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka dështuar për herë të tretë. Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e parashikuar për sot në orën 10:30, ku pritej që të miratohej plani i hetimit tre javor si edhe kërkesat për informacion.

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.