TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka lënë qelinë mjeku Dervish Hasi, i cili ra në pranga më 18 janar të këtij viti pasi dyshohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.
Avokati i Hasit ka bërë me dije për RTSH se klienti i tik ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.
“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë", ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.
Mjeku kirurg ra në pranga dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT.
42 vjeçari njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera, ndërkohë, të 16 vjecaren para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.