AKTUALITET, 18 Mars 2026, 11:10

Tym në autostradë/ Masakra mjedisore, në kërkim 47-vjeçari që dogji qindra goma automjetesh në Lezhë-Milot

Tym në autostradë/ Masakra mjedisore, në kërkim

Një 47-vjeçar me iniciale A.B., është shpallur në kërkim pas masakrës mjedisore në Milot ku dogji qindra goma automjetesh pranë urës së Matit.

Policia po punon për kapjen e tij.

Më 14 mars, autostrada Lezhë-Milot u mbulua nga shtëllunga tymi të zi duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Situata është e përsëritur prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme që krijohet nga djegia e gomave në një nga akset kryesore kombëtare.