AKTUALITET, 29 Mars 2024, 12:15

"Turp të kesh që flet kështu për Mogin! Nxirre fytyrën tënde të vërtetë, o patronazhist i lodhur“, Ilir Meta debaton me komentuesit që i shanë qenin

"Turp të kesh që flet kështu për Mogin! Nxirre

Ilir Meta ka qenë shumë aktiv me postimet kohët e fundit, me foto dhe video majë hekurave, apo në palestër. Por pa harruar edhe kafshët shtëpiake. Pasi bëri personazh macen Sasha, radha i ka ardhur qenit Mogi, me të cilin Meta postoi një foto dje, në rrjetet sociale.

Por disa prej tyre janë tallur me dashurinë e ish-presidentit për kafshët dhe Meta nuk është përmbajtur, duke iu është përgjigjur disave prej tyre.

Njërit që i shau qenin, iu përgjigj:

“Turp të kesh që flet keshtu për Mogin! Nxirre fytyren tende te vertete e krahasoje me Mogin ne pasqyre! Shume patronazhist i lodhur dhe i perdorur qenke”.

Ndërsa një tjetër i shkruan se ai për shok ka gomarin.

“Ju patronazhistet jeni edhe raciste, pervecse arrogante dhe te pacipe”, iu përgjigj Meta komentuesit, që i shkruante ta linte qenin dhe të merrte gomarin për shok, duke qenë se ai ka dalë me një të tillë në foto.

"Turp të kesh që flet kështu për Mogin! Nxirre