AKTUALITET, 19 Janar 2025, 12:46

Turistët nga Vlora detyrohen të ecin 2 orë në këmbë për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Turistët nga Vlora detyrohen të ecin 2 orë në

Në kohën kur reshjet e borës kanë mbuluar Kosovën, Brezovica mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Megjithatë, përveç sfidave të rrugëve të vështira për të arritur deri në Shtërpcë, vizitorët po përballen edhe me pengesa të tjera.

Sot, shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.

Turistët nga Vlora detyrohen të ecin 2 orë në

Një pushues ka treguar për Telegrafin se një grup turistësh nga Vlora janë detyruar të ecin mbi dy orë për të arritur në pistat e skijimit, duke u përballur me një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes vizitorëve.

Brezovica, megjithëse ofron peizazhe dhe aktivitete të jashtëzakonshme dimërore, duket se këtë vit ka nevojë për menaxhim më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.