TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka vendosur në pranga tre persona pas protestës së organizuar ditën e djeshme (19 prill) nga opozita para Bashkisë së Tiranës ku u hodhën bomba molotov në drejtim të institucionit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht disa të tjerë. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën dhjetëra bomba molotov tek dera e godinës së Bashkisë.
Ndërkohë pati edhe përplasje me efektivët e rreshtuar para institucionit, pasi deputeti Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi dhe qytetarë tentuan të largonin gardhin metalik për të thyer kordonin policor.