AKTUALITET, 13 Shkurt 2026, 16:54

Tubacioni pëson defekt pas rrëshqitjes së dherave! Disa lagje në Durrës pa ujë të pijshëm

Tubacioni pëson defekt pas rrëshqitjes së dherave! Disa lagje

Disa lagje në Durrës pa ujë të pijshëm. SHRUKD njofton se shkak bëhet një defekt i rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Defekti raportohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave.

Mungesa e ujit do të jetë pjesërisht e ndjeshme në lagjet 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa lagja 15 pritet të përballet me probleme më të theksuara.

Ekipet teknike të SHRUKD shprehen se ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.

Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.