TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studiuesi, Auron Tare, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për pezullim të programeve zhvillimore të SHBA në botë.
Administrata e Trump do të rishqyrtojë programet zhvillimore të SHBA-së në botë, ku do të bëjë në filtrim për të vendosur më pas nëse do të vazhdojnë ose jo.
Përmes një lidhje direkte, Tare tha se ky vendim i Trump është i logjikshëm dhe se me të drejtë ai kërkon të rishqyrtojë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve amerikanë.
Tare ngriti pyetjen se pse duhet që një taksapagues amerikan të paguajë për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.
Ai tha se është detyrë e çdo vendi përkatësisht që të kujdeset për trashëgiminë e vetë.
Auron Tare: Ky urdhër është për 90 ditë, urdhër ekzekutiv që do rishikojë të gjithë programet amerikane në botë.
Me të drejtë administrata kërkon ti rishikojë se për çfarë jepen ato para…Ka programe në Kabul, apo Siri të agjendave të LGBT përfshirë edhe në Shqipëri, sepse këto programe jo vetëm që harxhojnë para të taksapaguesve dhe shkojnë në kundërshtim me kulturën amerikan…
Pse duhet taksapaguesi amerikan të paguajë për trashëgiminë kulturore shqiptare, kjo është detyrë e Shqipërisë, është detyrë e shoqërisë shqiptare të merret me manastir ..pse duhet të paguajë qytetari nga Bostoni për mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore të një vendi tjetër?