TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vladimir Putin tha se liderët evropianë do të ishin “të lumtur të ndiqnin çdo urdhër nga Uashingtoni”, ndërsa presidenti amerikan kërcënon të vendosë tarifa ndaj BE-së.
Në një intervistë me propagandistin rus Pavel Zarubin, lideri rus tha se politikanët evropianë kishin “luftuar” kundër Donald Trump dhe ishin përfshirë në politikën e brendshme të SHBA.
Ai tha se ata ishin të çoroditur nga fitorja e Trump, pasi ishin “mendërisht më rehat” me ish-presidentin Biden, ndërsa shtoi se presidenti amerikan ka “pikëpamje të ndryshme mbi atë që është e drejtë dhe e gabuar”.
“Por ju siguroj, Trump, me karakterin dhe vendosmërinë e tij, do të rivendosë rendin atje shumë shpejt. Dhe të gjithë ata, mbani mend fjalët e mia, kjo do të ndodhë së shpejti, do të qëndrojnë te këmbët e zotërisë së tyre dhe do të ‘tundin bishtin’ në mënyrë të bindur. Gjithçka do të shkojë në vendin e vet”, tha Putin.