AKTUALITET, 29 Prill 2024, 15:45

Tritoli në banesën e gjyqtarit, reagon delegacioni i BE: Dënojmë sulmin! Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e Drejtësisë

Tritoli në banesën e gjyqtarit, reagon delegacioni i BE:

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për sulmin e bërë ndaj gjyqtarit, Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës.

Delegacioni ashpër sulmin, teksa shprehen se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënime është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE po ashtu  shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Kujtojmë  që ndaj gjyqtarit Sterkaj, KLGJ caktoi 6 muaj mbrojtje të posaçme.

Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri.

Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.