AKTUALITET, 27 Janar 2023, 14:51

“Tre porositë e para Rama ia ka dhënë McGonigal për mua”, Meta: Do të ketë dhe hetime të tjera. Nuk janë katër vizita, por aq u regjistruan

“Tre porositë e para Rama ia ka dhënë McGonigal për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se ka qenë në dijeni që sipas tij kryeministri Edi Rama ka tentuar ta sulmojë në kohën kur ka qenë President i vendit duke korruptuar ish zyrtarin e FBI-së McGonigal.

 Në një konferencë për mediat, Meta akuzoi Ramën se donte të shkatërronte rendin kushtetues në Shqipëri dhe të destabilizojë Ballkanin.

Kreu i PL theksoi se do të ketë “hetime të tjera të ndikimeve të paligjshme në zhvillimet në Shqipëri” dhe se takimet e Ramës me ish zyrtarin e FBI-së rezultojnë katër të regjistruara, por ka pasur dhe më shumë.

“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Rama këtij zotërisë i ndaluar nga Amerika i ka dhënë kundër presidentit në detyrë atë kohë, Ilir Metës për të bërë hetime të paligjshme për të ndikuar dhe marrë dëshmi të rreme.

Aktivistja ka thënë disa gjëra që unë i kam ditur dhe do të ketë dhe hetime të tjera të ndikimeve të paligjshme në zhvillimet në Shqipëri dhe kur kam thënë i njoh shumë mirë amerikanët e Edi Ramës dhe i di maskarallëqet e tyre i di këto dhe shumë të tjera, nuk janë katër vizita por aq janë regjistruar për momentin  dhe do të dalin edhe të tjera. Rama donte të shkatërronte rendin kushtetues në Shqipëri.

Aty ka dhe disa vende të tjera si Kosova dhe Mali i Zi por vetëm kryeministri i Shqipërisë është me emër dhe mbiemër se atë e ka dërguar dhe në vende të tjera për të bërë çorap edhe Ballkanin.

Këtë e ka bërë duke blerë ndikimin e zyrtarëve të lartë. Ne kemi drejtësinë tonë këtu, kemi edhe atë të popullit, personat e tjerë janë takuar këtu pa raportuar në vendin e tyre dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe sikur përcillnin porositë e Amerikës.

Këtu është në përgjim gjithë populli shqiptar në regjimin e pastronazhistëve”, tha Meta ndër të tjera.