AKTUALITET, 15 Janar 2025, 09:59

Transferimi/ Apeli e dënoi me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, Laert Haxhiu rekurs në Gjykatën e Lartë. Avokati: I cënohet jeta në vendin tonë

Transferimi/ Apeli e dënoi me burg përjetë për masakrën

Prej tre javësh Laert Haxhiu i dënuar me burg për jetë duke e shpallur fajtor për “Masakrën e Lushnjes” të 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.

Ndërkohë avokati Detar Hysi dorëzoi rekursin, në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së që la në fuqi dënimin me burg për jetë.

Ndër argumentet që ka parashtruar Gjykatës së Lartë, avokati Hysi ka renditur faktin se Apeli I GJKKO-së ka tejkaluar kopentencat.

Sipas tij vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se po tentohet ta hapen një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës.