AKTUALITET, 6 Janar 2025, 11:51

Tragjike/ Humb jetën minatori në Bulqizë, pësoi infarkt teksa po shkonte në punë

Tragjike/ Humb jetën minatori në Bulqizë, pësoi infarkt

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën teksa po shkonte në punë.

Burime për mediat bëjnë me dije se 60-vjeçari po punonte në një nga galeritë private në zonën 41, ku papritur është ndjerë keq, duke pësuar infarkt.

Gjendja e keqe e minatorit është vënë re nga kolegët e tij, të cilët janë munduar që t’i japin ndihmën e parë, por pa rezultat.

Sakaq, policia e Buqlizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.