TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme stacionin hekurudhor të Ankonës, Itali.
53 vjeçari shqiptar është përplasur dhe ka ndërruar jetë nga një tren Frecciarossa. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:14, në binarin numër 1, përballë hyrjes kryesore të stacionit. Treni, i nisur nga Pescara në orën 6:00 dhe me destinacion Milano Centrale në orën 11:10, përplasi viktimën në momentin e kalimit.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë njësitë e emergjencës të cilët siguruan zonën dhe nisën hetimet e para.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, për shqiptarin nuk pati shpëtim dhe vdekja u konstatua menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes, duke hetuar nëse ishte një aksident tragjik ose një akt i qëllimshëm.
Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet. Nuk dihet ende nëse ka qenë një aksident apo, një akt vetëvrasje e të riut.