AKTUALITET, 14 Janar 2026, 09:24

Tragjedia/ Sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ish ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO

Tragjedia/ Sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ish ministri

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

SPAK gjithashtu ka kërkuar që në pyetje të merret dhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Agolli në dëshminë e deklaratat e dhëna më përpara ka dëshmuar për dokumentin që lejon hapjen e fabrikës ku e mbishkruar është emri i Shkëlzen Berishës. 

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Tragjedia/ Sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ish ministri