AKTUALITET, 2 Janar 2025, 19:13

Trafiku i rënduar në akset Elbasan-Metalurgji dhe Prrenjas-Librazhd, kolonat deri në 6 kilometra

Trafiku i rënduar në akset Elbasan-Metalurgji dhe Prrenjas-Librazhd,

Trafiku i rënduar ka shkaktuar radhë automjetesh prej më shumë se 6 kilometra në aksin nacional Elbasan-Metalurgji.

Situata e ngjashme është raportuar edhe në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ku qytetarët janë përballur me vonesa të mëdha.

Kthimi i pushuesve nga juglindja në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, ka shkaktuar trafik të rënduar dhe bllokim qarkullimi që në fshatin Dragostunjë, rreth 5 km në drejtim të Librazhdit. Ndërkohë trafiku i ngarkuar vijon më tej në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës.

Në ritmet e këtij trafiku, drejtuesit e mjeteve pritet të qëndrojnë të bllokuar më shumë 2-3 orë.

Efektivët e policisë rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të automjeteve.

Ky problem i trafikut në këto akse rrugore nuk është i ri. Prej vitesh këto segmente vuajnë të njëjtat bllokime dhe ngarkesa, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e tij.