AKTUALITET, 29 Prill 2024, 16:28

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi në afërsi të ish-stacionit të trenit të Gurit të Kuq.

Një mjet tip “Ford” është përplasur fillimisht me murin mbrojtës të një banese në afërsi të rrugës dhe me pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Në mjet në momentin e aksidentit krahas drejtuesit ka qenë  një pasagjer. Te dy kane pësuar dëmtime. Kujtojmë se po sot në këtë aks një i moshuar humbi jetën.