AKTUALITET, 24 Janar 2025, 13:18

Tiranë/ Zbulohet një automjet i djegur në Zall Herr, dyshohet se u përkiste personave që vranë Lulzim Vishën

Tiranë/ Zbulohet një automjet i djegur në Zall Herr, dyshohet se

Një automjet është zbuluar i djegur në Zall Herr të Tiranës, ndërsa dyshohet se është makina e autorëve të vrasjes së Lulzim VIshës ditën e sotme.

GPolicia dyshon se është e autorëve që vranë me armë me silenciator Lulzim Vishën, 48 vjeç postier i një kompanie private.

Ngjarja ndodhi në Zall Mner pranë Kamzës, teksa Lulzim Visha ishte me makinën e punës ‘Postman’.

Trupi i tij i pajetë i viktimës u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar).

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.

Kush është vëllai i viktimës

Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.