TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër operacion për call centerat mashtrues po zhvillohet nga SPAK në Tiranë. Në aksion janë angazhuar agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët po asistohen me ndihmë edhe Policia e Shteti.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.
Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që dyshohet se u zhvatën evropianëve 50 mln euro.