TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe goditur një punonjës të policisë në pikën e kontrollit.
“Shtetasi V.M., 32 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur një punonjës të policisë që ishte në detyrë.
Ndërsa shtetasi A.Gj., 30 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer, është arrestuar për “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ka penguar kryerjen e procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Tiranës apelon për respektimin e ligjit dhe bashkëpunimin e qytetarëve me autoritetet, për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.