TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka sjellë në jetë foshnjen e saj. E reja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka lindur një fëmijë rreth 5 kilogramë me lindje natyrale dhe pas 24 orëve qëndrimi në spital ka shkuar në shtëpinë e saj. Por ajo ka shfaqur probleme një ditë më pas.
Dje pasdite, vajza ka shkuar me shenja dobësie në maternitet. Ajo është futur menjëherë në reanimacion dhe sot në mëngjes ka vdekur. Burime konfirmojnë se vajza nuk ka patur probleme në lindje apo hemoragji. Ngjarja është duke u hetuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva Çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.