AKTUALITET, 30 Janar 2023, 11:42

Tirana si “Big Brother”/ Policia çmonton 60 kamera, zonat që ishin “blinduar” dhe vëzhgoheshin nga grupet kriminale

Tirana si “Big Brother”/ Policia çmonton 60 kamera, zonat

Operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme nisi sot edhe në Tiranë, duke çmontuar kamerat e vendosura nga grupet kriminale për të kontrolluar veprimet e policisë. 

Tirana si “Big Brother”/ Policia çmonton 60 kamera, zonat

Aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.

Tirana si “Big Brother”/ Policia çmonton 60 kamera, zonat

Në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” tek Ali Demi.

Te ish-Parku janë çmontuar 4 kamera, 10 në Laprakë, po ashtu edhe në Rrugën e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 kamera tek zona e njohur si  Xhamlliku, po ashtu në zonën e 5 Majit, Fresku, Yzberisht, dhe Fushë Mëzez. Në total deri më tani janë çmontuar 60 kamera në kryeqytet.

Tirana si “Big Brother”/ Policia çmonton 60 kamera, zonat

Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.