TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koncerti i yllit të muzikës Kanye West në kryeqytet ka sjellë reagime nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët e kanë cilësuar ngjarjen si një sukses të jashtëzakonshëm për imazhin dhe ekonominë e vendit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndau edhe sekuenca nga atmosfera e ndezur e koncertit, deklaroi se Tirana mbrëmjen e djeshme u shndërrua në qendrën e vëmendjes globale.
“Tirona mbrëmë ishte kryeqyteti botëror i muzikës, duke mirëpritur miq nga 80 kombe të ndryshme të botës”, shkroi Balla.
Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Kryeministri Edi Rama reagoi mbi eventin, duke e konsideruar një investim në imazhin e Shqipërisë turistike dhe në turizëm, përmes fluksit të lartë të vizitorëve të huaj.
Poshtë postimit të Ballës vijojnë qindra komente me shjarje për politikanin e PS, por edhe për Top Channel që kishte përgatitur kronikën.