TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Rakipi ka pyetur ish deputetin Klevis Balliu, tashmë shef i organizimit në PD, lidhur me "revolucionin" që ka shpallur Sali Berisha.
Balliu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se "këtë revolucion e ka thirrur koha".
PJESË NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Klevis ti je shef organizimi në PD. Ç'punë bën si shef organizimi? Edhe në komunizëm ka qenë i rëndësishëm shefi i organizimit…
Klevis Balliu: Me organizimin e strukturave të partisë dhe organizimin e tubimeve të ndryshme. Në këtë kohë kemi aksion politik opozitar, ka një detyrë, të informojë qytetarët, për gjendjen aktuale, situatën, skandalin, në mënyrë që ti afrohen asaj që e quajmë revolucion. E thërret koha revolucionin!
Ylli Rakipi: Atëherë ju paskemi thirrur fiks, sepse qenkeni një nga organizatorët e revolucionit.
Klevis Balliu: Revolucionin e thërret koha. PD si partia më e madhe opozitare, ka organizuar strukturat, për nevojën që ka vendi. Pavarësisht deformimeve që mund ti bëhen nga spekulimet, qëllimi është i qartë, largimi dhe dorëheqja e një kryeministri të korruptuar.
Ylli Rakipi: Domethënë revolucioni do të jetë të hënë dhe të enjte? Për ne është mirë se kemi edhe emisionin...
Klevis Balliu: Kemi edhe një monstër të korrupsuonit, Erion VEliaj. Edhe ai do të përgjigjet për këtë.
Ylli Rakipi: Ai do e ketë të martë dhe të shtunë...
Klevis Balliu: Elita e shoqërisë, pavarësisht se analizat e tyre janë kontribut, edhe ata duhet të zbresin në shesh.
