AKTUALITET, 4 Janar 2025, 14:40

Theu masën e arrestit shtëpiak, ndalohet 22-vjeçari në Muriqan

Theu masën e arrestit shtëpiak, ndalohet 22-vjeçari në

Një 22-vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se ky i ri theu masën e caktuar ndaj tij ‘Arrest shtëpie’.

Ndaj të riut ishte marrë kjo masë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

“Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte  caktuar Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.” –njofton policia.