TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Policia, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet që kryente manovra dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij.
Nga verifikimet, rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 1.58 mg/l.
Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.