TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 28-vjeçar ka përfunduar pas hekurave të policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka thyer masën e arrestit shtëpiak.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.L, i cili u kap mat duke shitur lëndë narkotike të llojit “kanabis”. Pas verifikimeve rezultoi se ndaj tij, gjykata e Tiranës kishte caktuar masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.