AKTUALITET, 17 Mars 2026, 17:04

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu nga Kosova

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet

Policia Kufitare ka arrestuar një të ri nga Kosova pasi po tentonte të trafikonte drogë në Shqipëri.

Operacioni u krye sot nga Policia e Kukësit në pikën kufitare të Morinës. I arrestuari është 33-vjeçari me inicialet H.M., banues në Prizren.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe sasia e hashashit që po trafikonte me mjetin e tij.

“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa. Bashkë me drogën u sekuestrua edhe automjeti.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, sqaruan burime zyrtare.