TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 16-vjeçar është arrestuar sot në Gjirokastër, pasi tentoi që të grabiste një pikë të këmbimit valutor. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për vjedhje në një pikë për këmbimin valutor.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.