TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamika e plagosjes së 18-vjeçares N. M është zbadhur mëngjesin e sotshëm. Mësohet se se e reja ka qëlluar vetë veten me armën e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta.
Ndërkohë që teksa kanë dëgjuar të shtënat në dhomë, menjëherë kanë shkuar Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta. Këta kanë thirrur Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut.
Kush është Vladimir Gjuta?
Vladimir Gjuta është person i njohur për autoritetet policore në vend. Ai ka marrë pjesë në shumë ngjarje të rënda të ndodhur në Tiranë. Fillimisht Gjuta u akuzua si autor i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vite me parë. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.
Në vitin 2020, Gjuta u arrestua pasi kishte plagosur të afërmin e tij disa herë me çekiç. I afërmi tërhoqi denoncimin dhe Gjuta u la i lirë nga Policia.
Por liria zgjati vetëm 5 ditë. Kjo pasi më 10 shkurt të 2020, Gjuta u arrestua pranë Selisë së PS me pistoletë dhe 180.000 euro në çantë. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete.
Po në këtë vit, në muajin prill, Gjuta është konfliktuar me gardianët e burgut ku qëndronte.