AKTUALITET, 16 Prill 2024, 16:48

Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit, 12 vite burg shqiptarit në Greqi

Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë vrasjeje.

Sipas mediave greke, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2022, teksa ka tentuar që të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17-vjeçar.

Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë. Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.