AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:37

Tentohet të grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Tentohet të grabitet me armë një bankë e nivelit të

Tentohet të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve, te zona e 'Delijorgjit'. Autori qëlloi me armë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Nderkohe, autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami.

Autori po shoqërohet në komisariat, ndërsa nuk raportohet për të lënduar gjatë ngjarjes.