AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 10:56

Tensionet në seancë, Etika do të marrë sot vendimin për kërkesën e përjashtimit të Berishës, Nokës, Këlliçit e Palokës

Tensionet në seancë, Etika do të marrë sot vendimin për

Katër deputetë të tjerë të PD pritet të përjashtohen nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Vendimi do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikes që do të nisë në orën 14:00.

Në këtë mbledhje do të vendoset lidhur me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh socialistë, për përjashtimin e katër deputetëve të PD, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Kelliçi, Edi Paloka.

PS kërkon që Sekretariati i Etikës të përjashtojë me 10 ditë katër  ligjvënësit demokratë duke e çuar në 12 numrin e deputetëve që përjashtuar dhe që nuk do të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes, ditë kur është thirrur nga opozita protesta e radhës.

Tubimi do të nisë në orën 10:00 para godinës se Parlamentit, në të njëjtën orë kur pritet të zhvillohet dhe seanca.

Kujtojmë që në datën 8 shkurt, janë përjashtuar për 10 ditë deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.