TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa tensionet u rritën në bulevardin përballë institucionit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me forcat e rendit dhe është prekur nga gazi lotsjellës gjatë zhvillimeve në zonë.
Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve, u raportua hedhje e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë, çka solli përshkallëzim të situatës në terren.
Ndryshe nga disa protesta të mëparshme, këtë herë u vu re një ndërhyrje më e shpejtë e forcave të rendit, të cilat reaguan për të shpërndarë protestuesit dhe për të stabilizuar situatën.