TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Momentet tensioni në sallën e Parlamentit pasi kreut të PD-së Sali Berisha i përfundoi koha për fjalën e tij.
Kryetarja e Parlamentit tha se çdo gjë është automatike dhe se Berisha e kishte përfunduar kohën e tij. Ndërkohë kanë reaguar deputetët e PD, të cilët kanë protestuar dhe janë ngritur më këmbë.
Më pas Spiropali e ka lejuar dhe 30 sekonda Berishën për të konkluduar. Kreu i PD tha se rikthimi i tij i tretë do jetë më i suksesshmi dhe se maxhoranca është e pashprese.
“E kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm i Sali Berishës në histori do të jetë rikthimi i tretë.
Ju jeni të pashpresë. Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, tha Berisha.