TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sërish tensione në Kuvend. Teksa Ardit Bido ka dalë në foltore për të mbajtur fjalën, Berisha dhe deputetët e opozitës i shkojnë afër.
Ne fjalet e tij drejtuar Berishës, Bido tha se “kush ju ka paguar që të përdorni fëmijët për të hedhur molotov”.
Nuk kanë munguar as akuzat nga kreu i PD Sali Berisha i cili e quajti Ardit Gjipeja…
Berisha akuzoi Bidon si i paguar për të mbrojtur Belinda Ballukun, ndërsa deputeti ia ktheu duke e akuzuar Berishën për shitje të naftës tek serbët dhe përdorimin e të miturve në protestë për akte dhune.
“Është më mirë që ju kam afër se sa më shumë, Paguhem nga qytetarët për t’i përfaqësuar. T’ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën t’ia jepni Serbisë? Kush ju ka paguar që minorenët shqiptar ti përdorni si mish për top e ti dërgoni në protesta?”, tha Bido.
“Je Ardit Gjipja. Ti je Ardit Gjipeja, je bërë avokat i Ballukut”, i tha Berisha.