AKTUALITET, 13 Prill 2024, 14:31

Temperaturat e larta, fluks qytetarësh nga Kosova për të kaluar fundjavën në Shqipëri

Temperaturat e larta, fluks qytetarësh nga Kosova për të kaluar

Në pikën kufitare të Morinës fundjava ka nisur me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Kjo është fundjava e parë pas muajit të Ramazanit, muaj gjatë të cilit pati kufizim të ndjeshëm të lëvizjes për shkak të agjërimit.

'Jo për mua unë asnjëherë nuk kam pasur probleme në kufi',- tha një qytetar

'Ishim me nusen për të vizituar familjen në Durrës. E kam vizituar shumë herë. Shumë mirë duket në kufi, pas asnjë problem kaloj',- u shpreh një qytetar.

'Sot kemi vendosur të shkojmë në Durrës për dy ditë për qejf. Këtu shumë në rregull është kufiri. Jam shumë i kënaqur',- tha një tjetër.

Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme përmes Morinit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 7000 qytetarë të Kosovës, me rreth 4100 automjete.