AKTUALITET, 31 Janar 2023, 08:30

Temperatura të ulëta e reshje dëbore, si parashikohet të jetë moti për sot, problem ngricat në veri

Temperatura të ulëta e reshje dëbore, si parashikohet të

Shqipëria sot parashikohet të jetë nën sundimin e një moti të ftohtë me shumë erë dhe temperatura të ulëta. Që në orët e para të mëngjesit do të vihet re një rënie e temperaturave të ajrit. Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave.

Mesdita sjell gjithashtu një rënie të lehtë të temoeraturave duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.