AKTUALITET, 30 Mars 2026, 22:54

Tela: Sekti "Duka" krenohet me ekipin kombëtar, por realiteti është komplet ndryshe

Tela: Sekti "Duka" krenohet me ekipin kombëtar, por realiteti

Analisti Andi Tela, deklaroi në emisionin “Të Paekzpozuarit’ në MCN TV, se vendet fqinje janë më përpara në përgatitjen e ekipit kombëtar, duke angazhuar futbollistët vendas, ndërsa Shqipëria mbushet vetëm me futbollistët që janë lindur dhe rritur jashtë.

“Që kur km filluar të kuptoj nga futbolli kam dëgjuar këtë shprehjen “bëmë një ndeshje dinjitoze”.

Edhe Kosova të njëjtin model si Shqipëria ka, me futbollistët që luajnë jashtë, por ata kanë 10 vjet që e kanë krijuar kombëtaren. Ndërkohë ne kemi modelin tjetër. Edhe në Maqedoninë e Veriut, është e njëjta mënyrë si ne, por ata e bëjnë me lojtarët e rritur në vend dhe shumë pak luajnë jashtë dhe kthehen në luajnë aty, sepse ka ndodhur që është zgjeruar futbolli, se nuk garojnë më 8 skuadra, por janë rritur me 24 skuadra në Evropian, 48 në Botëror dhe krijohet mudësia që Kombëtarja jonë është krijuar nga lojtarë të lindur dhe rritur jashtë që vijnë të luajnë këtu dhe ngrejnë karizmën kombëtare.

E kanë ngritur tifozët kuqezi, lojtarët që vijnë nga Kosova, me të cilin krenohet sekti Duka, televizionet që e mbështesin nga mbrapa dhe flasin për histori suksesi, kur realiteti është komplet e kundërta”- tha Tela.