AKTUALITET, 30 Prill 2024, 16:33

Tedi Blushi shpërthen kundër Veliajt: I tmerruar deri në palcë, të merret i pandehur! Ja pse Këshilli Bashkiak u mblodh online

Tedi Blushi shpërthen kundër Veliajt: I tmerruar deri në

Këshilltari i Bashkisë së Tiranës, Tedi Blushi deklaroi se  kryebashkiaku Erion Veliaj është i tmerruar deri në palcë për hajdutëritë. Blushi thekson se mbledhja online në Këshillin Bashkiak të Tiranës është urdhëruar nga Veliaj, që sipas tij, ka shkelur haptazi ligjin.

“I tmerruar deri në palcë nga hajdutëritë dhe krimet e shumta, për të cilat do detyrohet të japë patjetër llogari, i frikësuar si lepur nga transparenca para qytetarëve, Erion Veliaj sapo ka urdhëruar zhvillimin online të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ky vendim i marrë pa pyetur përfaqësuesit e opozitës, është shkelje e hapur e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Askush nuk mund të na pengojë ne këshilltarëve të opozitës të ushtrojmë detyrën për të cilën jemi zgjedhur! Të gjithë para Bashkisë së Tiranës, pas pak në ora 16:30, në protestë kundë mafies së inceneratorëve dhe organizatës kriminale 5D.

Erion Veliaj duhet marrë urgjent i pandehur!

Nuk ka “Drejtësi me Regji” që e shpëton! Na ka përballë! ✌️????????”, shkruan Blushi.