TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një takim me Prof. Ledina Alolli, për t'i shprehur mbështetjen më të fortë të PL, si kandidate e Bashkisë së Korçës, në zgjedhjet e ardhshme vendore, më 14 maj.
Postimi i Tedi Blushit
Një takim shumë i ngrohtë me Prof. Ledina Alolli, për t'i shprehur mbështetjen më të fortë të Partisë së Lirisë, si Kryebashkiake e ardhshme e Korçës.
Profesionalizmi i dëshmuar si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin "Fan Noli", përkushtimi ndaj edukimit cilësor të të rinjve, angazhimi i palodhur, edhe si ish-deputete e PD, për zhvillimin modern të qytetit, si dhe qytetaria e saj janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.
Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Korça e meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!