AKTUALITET, 26 Janar 2025, 20:06

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset një 29-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar mbrëmjen e sotme, 26 janar, në Orikum të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Sildi Velaj, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Qerim.B. ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

"Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes"- tha policia.