AKTUALITET, 22 Prill 2026, 20:21

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti, policia: Autorët babai me dy djemtë

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar në drejtim të një automjeti. Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.