AKTUALITET, 21 Prill 2026, 13:40

'Të shëmtuara, kontrollet e befasishme'/ Rama: Problem me thertoret, s'ndajnë mbetjet shtazore! Pa standarde, BE s’të le ta shesësh mishin as në Shqipëri

'Të shëmtuara, kontrollet e befasishme'/ Rama: Problem me

Kryeministri Edi Rama ngriti si shqetësim mostrajtimin e mbetjeve shtazore nëpër thertoret në vend.

“Çështja e thertoreve. Ne kemi bërë një stabilizim krahasuar me kohën kur kemi marrë këtë detyrë që e mbani mend kanë kaluar nga Kthesa e Kamzës ku gjëja e gjallë therej në trotuar e gjaku rridhte në rrugë, dhe kemi kaluar në një nivel tjetër. Ajo që është e qartë nga pasqyra e problematika, është që niveli ku ne jemi shumë mirë se ku ishim, por është larg nivelit për të marrë certifikatë që po që ti mund të vazhdosh të jesh thertore dhe mund të vazhdosh ti shërbesh tregut të BE. Nuk është më çështja që stë lënë ta çosh më në Itali, çështja është se s’do të lënë ta shesësh më në Shqipëri.

Për thertoresh problemi më i tmerrshëm është ndarja e mbetjeve që nuk janë për konsum. Dhe garantimi i ndarjes sipas standardit të BE dhe patjetër procesi i trajtimit sipas BE për të shmangur çdo rrezik kontaminimi dhe ndikimi. Asnjë thertore sot, edhe ato që janë shumë të mira nga mënyra sesi funksionojnë, nuk e kanë këtë proces. Nëse nuk ekziston, thertorja nuk mbijeton në tregun e BE. Këtu kemi procesin e përbashkët me komisionin  që jemi duke punuar për ligjin dhe duhet të miratojmë ligjin për produktet shtazore që nuk kanë për konsum, duhet të klasifikojmë mbetjet, duhet të mbështesim sektorin”, tha Rama.

Rama paralajmëron operatorët ushqimorë: Horizont mundësish ose humnerë falimentimi

Kryeministri Rama ua bëri të qartë operatorëe të sigurisë ushqimore se mospërmbushja e standardeve të kërkuara nga BE parashikon vetëm dy rrugë: mundësi ose falimentim. Ai theksoi se nëse nuk kuptojnë se s’janë në linjë me standardet, e nesërmja mund të jetë fatale.

“Ajo që e pret sipërmarrjen është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, një horizont i ri mundësish për ata që do të jenë të përgatitur, nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk janë të përgatitur. K yështë realiteti. Kur vjen puna te siguria ushqimore, duke pasur parasysh pjesën më të ndjeshme që është siguria e prodhimeve shtazore dhe gjithë nënprodukteve, ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që janë të angazhuar se e nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë se nuk janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati nesër”, tha Rama.
Ai bëri me dije se ka negociata me Komisionin Europian lidhur me këtë pikë, por edhe nëse shtohen 5 vite, mbetet kohë e shkurtër.

“Një nga gjërat për të cilat na duhet pak më shumë kohë është fusha e sigurisë ushqimore dhe për këtë arsye ne dhe Komisioni Europian negociojmë për një shtyrje përtej momentit të anëtarësimit të afateve kur standardet duhet të jenë 100% për të gjithë ata që janë të përfshirë në sektorin e bujqësisë. Edhe duke negociuar për 5 vjet plus, është një kohë shumë e shkurtër për t’u përgatitur”, tha Rama.

Rama: T’i jepet fund kontrolleve të befasishme nga inspektoratet, janë të shëmtuara! 

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria e ka detyrë të harmonizojë kuadrin ligjor me atë të BE. Rama tha se inspektoriatet duhet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë kontrollesh zyrtare të monitoruara nga qendra.

“Standardet e BE janë sfida për tu fituar, të cilat janë maja të vështirë për tu arritur, në fund të ditës nuk janë zinxhir në këmbët tona pro krahë që na lehtësojnë ngjitjen më lart. Prandaj duhet pasur parasysh ë kur flasim për ecej drejt Evropë, flasim për Shqipërinë që bëhet Evropë. Jo për një udhëtim jashtë vendit, por për një ripërtëritje jetësore të vendit dhe përmbushje të në proces historik mbi standardet evropiane. Ne kemi natyrisht detyrimin të harmonizojmë kuadrin ligjor të Shqipërisë me atë të BE në të gjitha drejtimet. Përtej kësaj, ne na duhet modernizim i sistemit veterinar, modernizimi i rrjetit të laboratorëve të cilët as nuk mund të konsiderohen detyra, por janë zgjedhje të pa tjetërsueshme për të nesërmen. Ne fund ligji i shkruar sado mirë nuk bën punën, punën e bëjnë njerëzit që duhet të luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor. I kemi kushtuar vëmendje të veçantë procesit të jetësimit të ligjit të ligjit të ri për inspektoratet. Dua të përshëndes kryeinspektorin e përgjithshëm për angazhimin e tij, edhe Blerinën e cila e ka nisur me themel punën për ta ngritur AKU në nivelin e kësaj sfide.

Duhet ndërtimi  kulture praktike kontrollesh zyrtare me bazë risku të harmonizuara dhe të monitoruara nga qendra për ti dhënë fund në të gjithë inspektoratet traditës së vjetër të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga vetë inspektorët që janë një shëmti e vërtetë.

Kemi sot një institut të sigurisë ushqimore veterinare që kërkon mbështetje, rritje kapacitetesh, zgjerim të rolit. Kemi gatishmërinë e BE për të na mbështetur me binjakëzim në sistemin aq shembullor që kanë vendet e BE të binjakëzimeve me insititucione jo thjeshtë për të ndarë formalisht kohë, por për të marrë dijet dhe eksperiencën të një institucioni të klasit të parë dhe për ta transferuar këtu në Shqipëri”, tha Rama.