TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar që të ndalen menjëherë kontratat e inceneratorëve.
Në një dalje për mediat, Kryemadhi thekson se cdo ditë shqiptarëve u merren 80 mijë euro dhe u jepen Klodian Zotos.
Kryemadhi: Sot jam në një komunikim duke pasur parasysh situatën me të cilën gjendet jo vetëm ekonomia por edhe buxhetet e shqiptarëve këmbëngul përsëri për të ndaluar sa më parë kontratën e inceneratorit të Tiranës dhe pagesat që kryhen. Cdo ditë buxheti i shtetit i heq buxhetit të shqiptareve 80 mijë euro në ditë dhe ia kalon klodian Zotos.