TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me protestat te bashkia e Tiranës, ndërsa ai u shpreh kundër. Ai tha se nuk do të mbështeste kurrsesi një protestë ku në krye është Meta, që ka sjellë në pushtet Ramën.
“Protesta është e duhur, por që protesta të jetë e duhur nuk mund të bëhet me Ilir Metën. Ata njerëzit e Metës kanë votuar pro për ngritjen e taksave. Ai e ngriti në pushtet Edi Ramën. Tani më ngrenë aty në piedestal Metën. Faqe e zezë. Ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit, është koha që të bëjnë reagim. Besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. Sa më shumë ta zgjasim këtë, aq më shumë i zhysim ata.. Jam kundër hipokrizisë. Po promovohet një karkazë politikë. Të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën. Ky është autogol. Ata janë autorë të ardhjes në pushtet të Ramës.”, tha ai.
Basha ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta ka pushuar së ekzistuar për të si faktor politik, duke e akuzuar si nxitës të djegieve të mandateve në vitin 2019.
“Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së theksoi se me Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk do të ketë asnjë marrëdhënie politike, teksa e quajti kreun e PL-së “pazarxhi kronik”.
Lulzim Basha: “Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër.
Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës, është faktori kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet dhe mbajtjen e tij në pushtet në 2017, dhe me çmenduritë e tij në 2021 të malit me gropa. Për ne Ilir Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik, por si kryetar i PD qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe Pl nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike., Janë apo është pazarxhi kronik i cili problemet nuk i ka më as me PD, por atje ku i ka, të përballet me problemet që ka.”
Basha, i pyetur nga gazetarët nëse PD do të thërrasë një protestë kombëtare, tha se protestat nuk janë antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës.
“PD ka thirrur protesta dhe do të thërrasë sërish. Por nuk është antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës.
Shqiptarët presin alternativën, duhet të argumentojmë qëndrimin tonë në ;lidhje me problemet e shqiptarëve.
Rama qep ligje e vendime me porosi. Korrupsioni është problem madhor”, tha ai.