TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetas të huaj nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur Vlorën si destinacion për të punuar e për të jetuar. Ata paraqiten në zyrën e emigracionit në Vlorë për t’u pajisur me leje qëndrimi, për rinovim dokumentesh apo për shtyrje të kontratave të punës. Mes tyre ka shtetas nga Ukraina, Rusia, Italia e deri nga Uganda e largët, të cilët kanë zgjedhur për të punuar në qytetin bregdetar.
“Jam nga Uganda, nga Afrika. Kemi disa muaj këtu në Vlorë, punojmë në sektorin e turizmit. Familjen e kemi në Ugandë. E mendoj të ardhmen këtu pasi Vlora dhe Shqipëria është një vend shumë i bukur. Ndoshta dhe familjen do ta sjellim shumë shpejt”, tha një i huaj. Shumë prej tyre e shohin Vlorën si një destinacion ideal për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
“Unë jam nga Rusia. Punoj përmes internetit online. Jam vendosur prej pak kohesh këtu. Dhe te ardhmen e shikoj ndoshta këtu”, tha një tjetër. Sipas burimeve zyrtare nga zyra e emigracionit, shtetasit italianë përbëjnë grupin më të madh të të huajve që pajisen me leje qëndrimi në Vlorë. Shumica e tyre janë pensionistë që kanë zgjedhur Shqipërinë si një vend ideal për të jetuar në qetësi. Ndërkohë, kombësitë e tjera janë kryesisht të angazhuar në sektorin e turizmit, një treg i cili vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë punonjës të huaj.