TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD.
Sipas tij, ‘për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë’.
Ndërsa për Sali Berishën, Kulluri u shpreh se “kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur”.
Reagimi:
Edi Rama dhe Sali Berisha dolën sot në të njëjtën orë për të sulmuar Lulzim Bashën.
Të koordinuar jo vetëm për lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve, por edhe në sulmet ndaj SPAK-ut, vijuan avazin e vjetër, njëri majë ballkoni e tjetri për t’iu fshehur aferës kriminale të radhës për të amnistuar të korruptuarit e qeverisjes së tij.
Për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë.
Për Sali Berishën kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur.
Për të sulmuar “Gjumashin”, Edi Ramën u bë kryeministri i parë i një vendi demokratik që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal.
Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së.
Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal.
Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.